Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, deklaroi se heqja e taksës së qarkullimit nga karburantet do të shoqërohet me zhvendosjen e pjesës më të madhe të barrës te taksa që paguhet pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor.
Sipas saj, ndryshimet janë pjesë e një pakete të balancuar fiskale, që synon të ruajë të ardhurat pa penguar investimet.
“Të gjitha masat fiskale që kemi ndërmarrë vijnë të balancuara: ulet diku dhe rritet diku tjetër, sepse nuk duam të ndalojmë investimet”, u shpreh Ibrahimaj.
Ministrja iu referua një shume prej rreth 5 miliardë lekësh në lidhje me nivelin e taksës dhe argumentoi se ka ardhur koha për ndryshimin e mënyrës së mbledhjes së saj, duke përmendur edhe shtimin e automjeteve elektrike.
Pagesë në kufi për automjetet me targa të huaja
Ibrahimaj bëri të ditur se po punohet edhe për një mekanizëm taksimi për automjetet me targa të huaja. Sipas propozimit, pagesa do të kryhej në hyrje të kufirit për përdorimin e rrugëve në Shqipëri.
“Po punojmë për taksimin e makinave me targa të huaja, ku pagesa e taksës do të bëhet me hyrjen në kufi, me qëllim që të përdorin rrugët e vendit, ashtu siç bëhet në Zvicër”, deklaroi ajo.
Ministrja nuk dha hollësi për vlerën e pagesës apo afatin e zbatimit të kësaj mase.
Autobusë elektrikë për transportin publik
Gjatë deklaratës, Ibrahimaj u nda

Gjatë deklaratës, Ibrahimaj u ndal edhe te programi “Rilindja 2.0”, i cili parashikon zëvendësimin e mjeteve të transportit publik me automjete elektrike.
Ajo tha se financimi fillestar është vënë në dispozicion përmes aktit normativ të mesit të vitit dhe përfshin blerjen e disa autobusëve elektrikë.Sipas ministres, kjo është faza e parë e nismës për transformimin e transportit publik.l edhe te programi “Rilindja 2.0”, i cili parashikon zëvendësimin e mjeteve të transportit publik me automjete elektrike. Ajo tha se financimi fillestar është vënë në dispozicion përmes aktit normativ të mesit të vitit dhe përfshin blerjen e disa autobusëve elektrikë.Sipas ministres, kjo është faza e parë e nismës për transformimin e transportit publik.