Rama për Listën Studentore: Për Kosovën, “muzika” në Beograd nuk do të ndryshojë

03 Nov 2026 • 17:12
Shpërndaje:

Kryeministri Edi Rama deklaroi se fituesit e zgjedhjeve në Serbi nuk kanë treguar hapje ndaj njohjes së Kosovës dhe se, sipas tij, ndryshimi i pushtetit nuk pritet të sjellë ndryshim të qëndrimit për këtë çështje.

Gjatë intervistës me gazetaren Maria Tadeo në Samitin e Euronews për Zgjerimin, Rama u pyet për fitoren e Listës Studentore dhe humbjen e Aleksandar Vuçiçit.

“Ajo çfarë di është që fituesit në Beograd nuk tregojnë hapje për atë që është çështja më e dashur për mua dhe për shqiptarët, që është çështja e njohjes së Kosovës. Ata janë tërësisht të mbyllur ndaj kësaj çështjeje, kështu që kjo nënkupton se ‘muzika’ në Beograd nuk do të ndryshojë”, u shpreh ai.

Reklamë Ola

“Nuk duhet ta lëmë Serbinë të braktisë projektin europian”

Rama theksoi se Serbia mbetet një vend i rëndësishëm për Ballkanin Perëndimor dhe se largimi i saj nga perspektiva europiane do të kishte pasoja për të gjithë rajonin.

Reklamë InterMedika

Sipas tij, objektivi duhet të jetë përfshirja e plotë e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian.

“Gjithmonë kam qenë avokat i faktit që nuk duhet ta lëmë Serbinë të shkojë në drejtimin e gabuar dhe njëfarësoj të braktisë projektin europian, sepse kjo do të dëmtonte, së pari, gjithë rajonin tonë”, tha kryeministri.

Megjithatë, ai nënvizoi se mbështetja për rrugën europiane të Serbisë nuk e përjashton detyrimin e saj për të përmbushur kushtet e anëtarësimit.

Kosova dhe Rusia, çështje që kërkojnë rezultate

Rama veçoi normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën dhe qëndrimin ndaj Rusisë, përfshirë sanksionet, si fusha ku Serbia ka treguar hezitim.

Ai kërkoi që përparimi drejt BE-së të mbështetet në rezultate konkrete dhe në përmbushjen e detyrimeve të panegociueshme.

“Na duhet Serbia të jetë me ne”, deklaroi Rama, duke shtuar se ajo “duhet të tregojë rezultate dhe duhet ta meritojë plotësisht këtë përkatësi”.