Hoxha takon Krichbaumin në Berlin, në fokus anëtarësimi në BE

03 Nov 2026 • 16:31
Shpërndaje:

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, u takua në Berlin me ministrin gjerman të Shtetit për Evropën, Gunther Krichbaum, në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Gjermani.

Në qendër të bisedimeve ishte procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, angazhimi për reformat dhe përparimi në përmbushjen e detyrimeve të integrimit.

Dy zyrtarët diskutuan mbështetjen e Gjermanisë për zgjerimin dhe rëndësinë e një procesi të besueshëm, të bazuar në meritë, ku rezultatet e reformave të përkthehen në hapa konkretë drejt anëtarësimit të plotë.

Reklamë Ola

Pas takimit, Hoxha e cilësoi Gjermaninë një partner kyç dhe mbështetëse të fortë të rrugëtimit europian të Shqipërisë.

“Ne e vlerësojmë thellësisht këtë partneritet dhe presim me padurim të punojmë edhe më ngushtë së bashku për një marrëdhënie më të fortë dypalëshe dhe për të ardhmen e përbashkët evropiane”, shkroi ministri në platformën X.

Reklamë InterMedika