Balla takon kreun e Dhomës së Deputetëve të Rumanisë, Sorin Grindeanu: Anëtarësimin në BE, objektiv strategjik kombëtar

03 Nov 2026 • 16:32
Shpërndaje:

Në kuadër të vizitës zyrtare në Bukuresht të Rumanisë, Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka zhvilluar një takim me Kryetarin e Dhomës së Deputetëve të Rumanisë dhe njëkohësisht Presidentin e Partisë Socialdemokrate, Sorin Grindeanu.

Në fokus të bisedës ishte agjenda e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe rëndësia e ruajtjes së ritmit të negociatave, si dhe roli i parlamenteve në avancimin e reformave dhe përafrimin e legjislacionit shqiptar me acquis të BE-së.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla theksoi rëndësinë e mbështetjes së partnerëve evropianë në këtë proces historik, duke shprehur gjithashtu pritshmërinë që, pas përfundimit të negociatave, Parlamenti rumun të ratifikojë sa më shpejt marrëveshjen e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Reklamë Ola

Anëtarësimin në BE, Balla e cilësoi si një objektiv strategjik kombëtar, që kërkon angazhim të qëndrueshëm, përgjegjësi institucionale dhe bashkëpunim të ngushtë me partnerët evropianë.

Në këtë vizitë, Balla shoqërohet nga deputetët e Partisë Socialiste, Ermal Elezi dhe Loer Kume.

Reklamë InterMedika