Zampolli takon Ballën: Shqipëria, aleate e besueshme e NATO-s

10 Sep 2026 11:10
Shpërndaje:

Ambasadori Paolo Zampolli zhvilloi në Tiranë një takim me kreun e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Zampolli e cilësoi takimin si të shkëlqyer, ndërsa bëri të ditur se në qendër të diskutimeve ishte roli i Shqipërisë si një aleate e besueshme e NATO-s.

Palët diskutuan gjithashtu për bashkëjetesën fetare dhe forcimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Reklamë Ola

“Nën drejtimin e Presidentit Trump, partneritetet e forta duhet të sjellin paqe, siguri dhe mirëqenie”, shkroi Zampolli, duke e shoqëruar mesazhin me flamujt e SHBA-së dhe Shqipërisë.