VIDEO/ Balla uron trajnerin Reja për ditëlindjen pas përfundimit të ndeshjes me Hungarinë: Faleminderit për gjithçka keni bërë për kombëtaren

10 Oct 2021 • 16:02
Shpërndaje:

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka uruar me rastin e ditëlindjes së 76-të trajnerin e kombëtares shqiptare të Futbollit, Eduardo Reja.

Përmes një videoje të shpërndarë në rrjetin social facebook Balla e ka uruar trajnerin Reja pas përfundimit të ndeshjes me Hungarinë, ku Shqipëria falë golit të shënuar nga Broja arriti të siguronte 3 pikë mjaft të vlefshme, duke vijuar ëndrrën drejt kampionatit botëror të Katarit.

“Urime dhe gëzuar ditëlindjen dhe faleminderit për gjithçka keni bërë për kombëtaren”, thekson Balla në videon e shpërndarë sëbashku me trajnerin Reja në facebook.

Reklamë Ola

https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=314&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fb.taulant%2Fvideos%2F174794131503841%2F&show_text=false&width=560&t=0

Eunews.al

Reklamë InterMedika