Tronditet Manchester City, shpallet fajtor për 114 nga 115 akuzat financiare

25 Sep 2026 • 18:42
Shpërndaje:

Manchester City është shpallur fajtor për 114 nga 115 shkeljet e pretenduara të rregullave financiare të Premier League, në një çështje që mund të sjellë pasoja të rënda për klubin anglez.

Lajmi raportohet nga “The Athletic” dhe “The Times”, ndërsa tashmë vëmendja është përqendruar te sanksioni që mund të vendoset ndaj klubit.

Akuzat lidhen me një periudhë më shumë se njëdekadëshe dhe përfshijnë pretendime për shkelje të rregullave financiare dhe detyrimeve për të bashkëpunuar me hetimin e Premier League.

Reklamë Ola

Pas përfundimit të shqyrtimit nga komisioni i pavarur, City raportohet se është gjetur fajtor për të gjitha akuzat me përjashtim të njërës.

Ende nuk është bërë publik ndëshkimi që mund të marrë klubi. Në varësi të vendimit përfundimtar, sanksionet mund të kenë pasoja të konsiderueshme sportive dhe financiare.

Reklamë InterMedika

Mes masave që parashikojnë rregullat e Premier League mund të përfshihen gjoba, zbritje pikësh apo sanksione të tjera sportive. Për momentin, megjithatë, nuk është konfirmuar se cila masë do të aplikohet ndaj Manchester City-t.

Klubi nuk pritet ta pranojë vendimin pa e kundërshtuar. Sipas raportimeve, Manchester City do të apelojë, ndërsa gjatë gjithë procesit ka mohuar shkeljet dhe ka mbrojtur qëndrimin se ka prova për të mbështetur pozicionin e tij.

Çështja, e cila prej vitesh ka qenë një nga më të mëdhatë në futbollin anglez, hyn kështu në një fazë vendimtare. Sanksioni dhe procesi i pritshëm i apelimit do të përcaktojnë përmasat reale të pasojave për Manchester City-n.