×
Friday, December 1, 2023

Talenti shqiptar, Endri Çelaj transferohet nga klubi i Veronas në Maribor

February 22, 2022


Drejtuesit e Klubi Slloven të Maribor kanë sjellë në radhët e tyre futbollistin e talentuar shqiptar, Endri Çelaj, i cili laun për ekipin e Hellas Verona në Itali.

Talenti shqiptar Endri Çelaj ka mbajtur për herë të fundit ngjyrat e Verona Hellas, për të cilën ka luajtur në me ekipin e të rinjve. Para kësaj Çelaj ka qenë edhe pjesë e shkollës së futbollit të PSG-së në Francë

Endri Çelaj, futbollisti i talentuar shqiptar pa mbushur ende të 18-tat është transferuar nga klubi francez i “Paris Saint-German” drejt klubit italian të Veronës. Fillimisht, karrierën e ka nisur tek ekipi i Internacionalit të Tiranës, ku u aktivizua për disa kohë dhe më pas bëri lëvizjen e bujshme drejt Francës, ku u federua si lojtar i PSG. Edhe pse në Francë, Endri shikohej si një talent, ai vendosi të transferohej drejt Italisë.

Jeta e tij futbollistike ka nisur fiks si futbolli, si një lojë. Në një intervistë për fshf.org, për rubrikën “Talenti Shqiptar”, ai tregon se kur i tha të atit se donte të bëhej pjesë e një ekipi moshash, i ati pranoi me idenë për ta mbajtur larg veseve të moshës.

Tashmë, Endri, pjesë e Kombëtares shqiptare të moshave, ku mban rolin e sulmuesit të majtë në formacion, synon të marrë sa më shpejt ftesën e trajnerit Reja. Duket i sigurt për grupin e djemve të Kombëtares me të cilët luan, për arritjen e objektivave. Gjatë intervistës, ai thekson se sapo ka filluar të ngjisë shkallët e tij në këtë fushë dhe tregon se për futbollin ka privuar veten e tij nga jetesa jonë normale dhe ka kohë që jeton larg familjes për futbollin.

Eunews.al



Comments are closed.