×
Thursday, June 18, 2026

Shqipëria renditet e 13-ta në Eurovision 2026 me 145 pikë

May 17, 2026


Shqipëria u rendit në vendin e 13-të në finalen e “Eurovision 2026”, duke grumbulluar gjithsej 145 pikë me këngën “Nan”, të interpretuar nga Alis. Performanca u vlerësua pozitivisht si nga juritë ndërkombëtare, ashtu edhe nga publiku.

Portugalia ishte vendi që i dha Shqipërisë pikët maksimale, plot 12 pikë, ndërsa Italia nuk akordoi asnjë pikë, pavarësisht se Shqipëria e kishte vlerësuar maksimalisht.

Pikët për Shqipërinë u ndanë si më poshtë:

Votat e jurisë:

  • Portugalia – 12 pikë
  • Mali i Zi – 10 pikë
  • Qipro – 8 pikë
  • Kroacia – 8 pikë
  • Malta – 6 pikë
  • Azerbajxhani – 6 pikë
  • San Marino – 5 pikë
  • Belgjika – 3 pikë
  • Izraeli – 1 pikë
  • Greqia – 1 pikë

Votat nga publiku:

  • 85 pikë

Në total, Shqipëria arriti 145 pikë, duke u pozicionuar në vendin e 13-të në këtë edicion të festivalit.




Comments are closed.