×
Monday, December 9, 2024

“SHBA e gatshme të mbështesë dialogun Kosovë-Serbi”

March 3, 2020


Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, gjatë takimit me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka theksuar rëndësinë e rikthimit të dialogut me Kosovën.

“Takim me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq për të diskutuar mbi rëndësinë e kthimit në dialog me Kosovën dhe reformat e nevojshme për ta bërë Serbinë anëtare të Bashkimit Evropian. Ne jemi të gatshëm t’i mbështesim të dyja proceset”, ka shkruar sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, në Twitter.

Ndërkaq në një deklaratë të Departamentit të Shtetit, thuhet se sekretari Pompeo inkurajoi presidentin Vuçiq të vazhdojë vrullin e arritur nga dokumentet për të krijuar lidhje ajrore dhe hekurudhore midis Prishtinës dhe Beogradit”, thuhet në deklaratë.

View image on Twitter

Në anën tjetër, presidenti serb tha se me sekretarin e Shtetit, ka diskutuar për raportet ndërmjet dy vendeve.

“Unë i kërkova mikpritësit tonë zotit Pompeo, të kuptojë pozicionin e Serbisë dhe të na ndihmojë, përmes mekanizmave të ndryshëm, të përmirësojmë ekonominë dhe politikat tona dhe të gjitha sferat e tjera së bashku”, ka shkruar Vuçiq në profilin e tij në Instagram.

Më 26 shkurt sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo është takuar edhe me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, nga i cili ka kërkuar heqjen e tarifës ndaj mallrave serbe nga ana e autoriteteve të Kosovës.

Shtetet e Bashkuara kanë intensifikuar angazhimet për arritjen e një marrëveshjeje të normalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.

Përkundër faktit që bisedimet ndërmjet dy vendeve, të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian, janë ndërprerë në nëntor të vitit 2018, për shkak të tarifës ndaj mallrave serbe, në fillim të këtij viti me ndërmjetësimin e të dërguarit presidencial të SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, ambasadorit Richard Grenell, të dyja vendet kanë nënshkruar marrëveshje për hapjen e linjës ajrore dhe asaj hekurudhore.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments