Kumbaro: Ekip psikologësh për nxënësit dhe familjet e prekura nga protestat

20 Oct 2026 • 09:12
Shpërndaje:

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, njoftoi ngritjen e një ekipi psikologësh për të mbështetur nxënësit, prindërit dhe familjet e prekura nga situata e krijuar gjatë protestave në Tiranë.

Në një takim me drejtorët e shkollave, ku ishte i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama, Kumbaro theksoi se komunikimi me fëmijët dhe familjet është thelbësor për përballimin e pasojave të dhunës.

“Çdo orë që ua merr dhuna, janë orë të rrëmbyera nga jeta e këtyre fëmijëve. Komunikimi është çelësi i suksesit. Kemi ngritur një ekip psikologësh që duhet të jenë në dispozicion të familjeve dhe prindërve”, deklaroi ministrja.

Reklamë Ola

Ajo e cilësoi situatën traumatike për fëmijët dhe kërkoi angazhim për të parandaluar pasoja afatgjata në jetën e tyre.

Duke u ndalur te vijimi i mësimit, Kumbaro tha se problematika më e madhe është përqendruar në Tiranë, ndërsa në shkollat e tjera procesi mësimor ka vijuar normalisht, me pak episode.

Reklamë InterMedika

Ministrja pretendoi gjithashtu se grupe nga jashtë shkollave po përpiqen të shkaktojnë trazira dhe të cenojnë funksionimin e tyre.

“Janë grupe që vijnë nga jashtë oborrit të shkollave që tentojnë të prekin stabilitetin dhe të krijojnë turbullira”, u shpreh Kumbaro.