Rama mbledh grupin e PS-së, në fokus protestat dhe masat ndaj dhunës

20 Oct 2026 • 09:16
Shpërndaje:

Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë në orën 09:00 një mbledhje me grupin parlamentar të Partisë Socialiste, në Kryesinë e Kuvendit.

Në qendër të diskutimeve pritet të jetë situata e krijuar nga protestat në Tiranë dhe aktet e dhunës të shënuara gjatë tyre.

Në takim pritet të prezantohen edhe masa ndaj personave që përfshihen në veprime të dhunshme. Ende nuk janë bërë të ditura hollësi mbi përmbajtjen e tyre.

Reklamë Ola