×
Friday, May 1, 2026

Rihapet Muzeu Kombëtar Arkeologjik i Durrësit: mbi 3200 artefakte dhe hyrje falas për vizitorët

May 1, 2026


Muzeu Kombëtar Arkeologjik i Durrësit ka hapur sërish dyert për vizitorët vendas dhe të huaj, duke ofruar një eksperiencë të re moderne për njohjen me trashëgiminë kulturore shqiptare.

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, ndau pamje nga vizitorët e parë, të cilët kanë shfaqur interes të lartë që në orët e para të rihapjes.

“Interesi për hapësirën e re muzeale është evidentuar që në orët e para… duke shënuar një moment të rëndësishëm për këtë institucion tërësisht të transformuar që i është rikthyer qytetit dhe turistëve”, u shpreh ai.

Sipas ministrit, hyrja në muze do të jetë falas për 15 ditët e para, deri më 17 maj, si një ftesë për publikun që të eksplorojë këtë hapësirë të re të dedikuar historisë dhe dijes.

Vizitorët mund të zbulojnë mbi 3200 artefakte të ekspozuara në pavijone të rikonceptuara, të kombinuara me elementë modernë teknologjikë që krijojnë një përvojë interaktive dhe një “udhëtim në kohë” në historinë e Durrës, qytetit të lashtë të lidhur me figurën e mbretëreshës Teutë.




Comments are closed.