Rama vendos tavolinë guri para Kryeministrisë, përsërit ftesën për dialog

24 Oct 2026 • 10:27
Shpërndaje:

Kryeministri Edi Rama ka përsëritur ftesën për dialog me protestuesit, këtë herë përmes një tavoline guri të vendosur para godinës së Kryeministrisë.

Tavolina është e rrethuar me ndenjëse, mbi të cilat janë vendosur fletë me fjalën “Dialog”. Rama publikoi pamjet në rrjetet sociale, të shoqëruara me përshëndetjen “Mirëmëngjes”.

Gjesti pason vendosjen e karrigeve në të njëjtin vend gjatë ditëve të mëparshme, si një ftesë simbolike për bisedime. Gjatë protestave, karriget u dëmtuan dhe fletët me mbishkrimin “Dialog” u grisën.

Reklamë Ola

Kryeministri ka deklaruar vazhdimisht se është i gatshëm të takohet me protestuesit për të diskutuar kërkesat dhe kundërshtitë e tyre.