Presidenti amerikan Donald Trump ka përsëritur propozimin për ta riemërtuar Ngushticën e Hormuzit si “Ngushtica e Trumpit”, gjatë një tubimi të premten në Florida.
“Do ta riemërtoj Ngushtica e Trumpit”, deklaroi ai, duke argumentuar se tashmë një liqen dhe një gji mbajnë emrin e tij dhe se duhet të ketë edhe një ngushticë e një oqean.
Trump e kishte përmendur më herët këtë ide në platformën Truth Social dhe gjatë tubimeve në Xhorxhia e Teksas.
Gjatë fjalës së tij, presidenti propozoi gjithashtu që Oqeani Atlantik të quhej “Oqeani Amerikan”, por më pas sqaroi se po bënte shaka.
“Po bëj shaka, por nesër New York Times do ta hapë gazetën me këtë lajm”, u shpreh ai.
Deklaratat nuk u shoqëruan me njoftimin e ndonjë vendimi zyrtar për ndryshimin e emërtimeve.


