Shqipëria ka nënshkruar sot marrëveshjen zyrtare për pjesëmarrjen në Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit (ISF) në Gaza.
Ceremonia u zhvillua në mjediset e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura. Marrëveshja u firmos nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjenerallejtënant Arben Kingji, dhe komandanti i ISF-së, gjeneralmajor Jasper Jeffers.
Të pranishëm ishin ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, dhe ambasadori amerikan në Tiranë, Eric Wendt.
Nufi deklaroi se Shqipëria, si anëtare themeluese e Bordit të Paqes, riafirmon përmes kësaj marrëveshjeje angazhimin për të kontribuar në përpjekjet ndërkombëtare për paqe dhe siguri në Gaza.
Sipas ministrit, pjesëmarrja synon të mbështesë krijimin e kushteve për një stabilitet të qëndrueshëm në këtë territor.


