Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky deklaroi se shërbimi satelitor Starlink vazhdon të funksionojë në Ukrainë, por shpejtësia e tij mbetet e kufizuar. Ai ia atribuoi ngadalësimin kompanisë SpaceX.
“Starlink-u funksionon, por ende ka kufizime. Çështja është që të kemi shpejtësi të pakufizuar, por ajo ende është e kufizuar”, u shpreh Zelensky.
I pyetur nëse Elon Musk ishte përgjegjës për ngadalësimin, presidenti ukrainas nuk ia atribuoi drejtpërdrejt vendimin atij, por këmbënguli se kufizimi ishte bërë nga SpaceX.
“Jam i sigurt se Elon tashmë e di këtë, edhe nëse nuk e dinte më parë”, shtoi ai.
Zelensky theksoi se Starlink-u nuk kishte pushuar asnjëherë së funksionuari dhe se problemi lidhet me shpejtësinë e shërbimit.
Ai iu referua gjithashtu raportimeve mediatike për një telefonatë mes presidentit amerikan Donald Trump dhe Musk lidhur me këtë çështje.


