Rafael Nadal eliminohet nga “Australian Open”

29 Jan 2020 19:53
Shpërndaje:

Tenisti numër një në botë, Rafael Nadal është eliminuar në “Australian Open 2020” nga tenisti austriak Dominic Thiem me rezultatin 3-1.

Thiem rezervoi vendin e tij për në gjysmëfinale për herë të parë, duke fituar ndeshjen katër orëshe kundër Nadal me rezultatin 3-1 në sete (7-6, 7-6, 4-6, 7-6) në Rod Laver Arena.

Kampioni 19 herë i Grand Slamëve, Nadal u bë kampion i “Australian Open” në vitin 2009, që është titulli i tij i vetëm në turne.

Reklamë Ola

Që nga triumfi i tij i vetëm në Australian Open, Nadal luajti finalet e viteve 2012, 2014, 2017 dhe 2019 në Australi.

“Mezi pres të kthehem të premten”, tha 26-vjeçari Thiem, pas fitores së tij ndaj Nadalit.

Reklamë InterMedika

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating
0
Would love your thoughts, please comment.x