Interi rikthehet te fitorja, zikaltrit i japin “leksion” Komos së Fabregasit

09 Nov 2026 • 01:45
Shpërndaje:

Interi ruajti rekordin e vetëm perfekt në shtëpi në Serinë A, duke triumfuar me rezultatin bindës 2-0 ndaj Komos në “San Siro”, falë golave të Pio Espozitos dhe Turam.

Nga ana tjetër, për miqtë kjo ndeshje ishte zhgënjyese, pasi pësuan humbjen e parë në kampionat që prej muajit shtator. Si pasojë, Komo humbi edhe vendin në katërshen e parë të renditjes.

FT INTER-KOMO 2-0
12′ Espozito, 19′ Turam

Reklamë Ola