Propozimi për Buxhetin e BE-së/ më pak para për bujqësinë, më shumë fonde për Erasmus dhe sigurinë



Pas disa javësh konsultimesh me drejtuesit e BE-së, më në fund arrin propozimi për buxhetin për shtatë vitet e ardhshme (kornizë financiare shumëvjeçare, sipas ekspertëve), e nënshkruar nga Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel. Ish-kryeministrit belg i është besuar detyra e vështirë për të gjetur të ‘mesmen e artë’ midis një uljeje të shpenzimeve për shkak të daljes së Mbretërisë së Bashkuar nga BE, e cila ka kontribuar mbi 50 miliardë euro në shpenzimet 2014-2020, dhe ambicieve të reja të Bashkimi Evropian, siç është marrëveshja e Gjelbër dhe administrimi i flukseve migratore, si dhe kapitujt e vjetër të shpenzimeve që vendet nuk duan të heqin dorë, kryesisht nga politika bujqësore dhe ajo e kohezionit.
Ndërkohë për ta komplikuar situatën shtohet një klimë e fortë e tensionit institucional midis Këshillit – i cili përfaqëson qeveritë kombëtare – dhe Parlamentit Evropian, i vetmi institucion i zgjedhur direkt nga qytetarët. Parlamenti ‘kërcënon’ hapur që të bllokojë kornizën financiare të propozuar “aspak ambicioze” pasi Shtetet Anëtare do të donin të kalonin sa më pak para në Bruksel.
Për sa i përket taksës plastike dhe emetimet e CO2, ‘formula’ e propozuar nga Michel është 1.094.8 miliardë euro, që do të përhapet gjatë periudhës shtatë vjeçare 2021-2027 dhe do të ndahet midis 27 Shteteve Anëtare.
Për sa i përket kapitujve të shpenzimeve, nëse propozimi konfirmohet nga qeveritë dhe Parlamenti Evropian – do të ketë një shkurtim të rëndësishëm të fondeve për bujqësinë nga 410.3 miliardë e në buxhetin e mëparshëm në 329, 3 miliardë në buxhetin e të ardhmes.
Propozimi i Michel parashikon një buxhet vendosmërisht më të lartë për programin kërkimor Horizon Europe i cili do të zëvendësojë Horizon 2020, i cili llogaritet të jetë 80.9 miliardë nëse do të marrë miratimin e Pralamentit dhe të shteteve anëtare.
Artikujt e tjerë të shpenzimeve që do të rriten ndjeshëm janë gjithashtu fondet për migrimin, menaxhimin e kufijve dhe burimet për sigurinë dhe mbrojtjen. Brukseli do të kontribuojë në administrimin e flukseve migratore dhe në forcimin e kufijve me 21.9 miliardë në krahasim me 10.1 që është shifra aktuale.
Shtetet anëtare do të takohen në Bruksel për një samit të veçantë që fillon më 20 shkurt. Zyrtarët e BE-së shpresojnë që të arrihet në një marrëveshje gjatë këtij takimi por janë realistë se procesi mund të zgjasë edhe për faktin se Parlamenti Evropian ka shprehur pakënaqësinë e saj në lidhje me këtë propozim.
Presidenti David Sassoli paralajmëroi ligjvënësit e BE-së, se një propozim i tillë “rrezikon të lërë Evropën të mbetet jo vetëm pas objektivave të veta, por edhe aktorëve të tjerë në skenën ndërkombëtare, të tilla si Kina dhe SH.B.A.-të“
Eunews. al

