Portieri dhe kapiteni i klubit të futbollit Bayern Munich, 36-vjeçari Manuel Neuer, ka nënshkruar vazhdimin e kontratës edhe për një vit. Kjo do të thotë se ai do të jetë në klubin bavarez deri në verën e vitit 2024.
Neuer, i cili është edhe kapiten i kombëtares gjermane, fitoi dhjetë tituj radhazi me Bayern-in në Bundesligën gjermane dhe dy Liga të Kampionëve.
“Neuer është një nga figurat kryesore në historinë e Bayern-it”, tha drejtori ekzekutiv i gjigantit bavarez, Oliver Kahn.
Neuer është lojtari i dytë i Bayern-it me stazh të gjatë që nënshkruan një kontratë të re këtë muaj. Para tij kontratë deri në vitin 2024 e vazhdoi edhe Thomas Muller.


