×
Wednesday, September 11, 2024

Koronavirusi vazhdon të godasë tregjet e bursave në Europë dhe Azi

March 23, 2020


Mosbesimi vazhdon edhe sot në tregje me rënie të forta të bursave në Azi dhe në Europë lidhur me shqetësimet mbi negociatat që po zhvillohen në SHBA për një plan gjigant stimulues.

Në Hong Kong, indeksi Hang Seng ra me 4,4% ndërsa Sidnei ra me 5.6% dhe Wellington ra me 7,6% në sfonin e njoftimit për një kufizim të plotë në Zelandën e Re.

Edhe në pjesë të tjera të kontinentit, Singapori gjithashtu ishte në rënie prej 7.5% ndërsa Seul humbi 5.5%.

Treguesi i burses së Shangait përfundoi me rënie prej 3,11% ndërkohë që Shenzhen ra me 4,26%.

Tokio bën një përjashtim, megjithatë po bën përpjekje për të shpëtuar nga dobësimi i jenit dhe ngritja e SoftBank Gruesioup, e nxitur nga një plan XXL për shitjen e pasurive dhe blerjet e aksioneve.

Në Evropë e kuqja mbizotëroi në hapje, duke fshirë shkëlqimin e vogël të fundjavës së kaluar. Bursa e Parisit humbi 4.44%, Frankfurtit 4.40% dhe e Londrës 4.79%.

Mosarritja e një projekt-ligji për të mobilizuar deri në gati dy trilion dollarë në mbështetje të ekonomisë në Kongresin Amerikan ndikoi shumë.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating


Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments