Koronavirusi, Singapori gjurmon kontaktet ndërmjet qytetarëve përmes aplikacionit



Ndërkohë që Singapori regjistroi vdekjet e para që lidhen me Covid-19, një grua 75-vjeçare nga Singapori dhe një 64-vjeçar indonezian që sipas Ministrisë së Shëndetësisë që të dy viktimat kishin sëmundje të mëparshme. Sipas raportit të fundit zyrtar, të publikuar të Premten nga autoritetet shëndetësore, në vend ka 385 raste të infeksionit në Singapor.
Për shkak të rritjes së vazhdueshme të numrit të të infektuarve, Qeveria ka vendosur të përdorë teknologjinë për të konsideruar infektimet nëpërmjet një aplikimi për ‘gjurmimin e kontaktit’. Singapori nisi aplikacionin smartphone “TraceTogether” për të gjurmuar kontaktet e përdoruesve dhe lejuar autoritetet të identifikojnë ata që kanë qenë të ekspozuar ndaj personave të infektuar me koronaviruse dhe të përpiqen të frenojnë përhapjen e sëmundjes.
Aplikacioni regjistron shkëmbimin e sinjaleve përmes Bluetooth midis telefonave të tjerë dhe zbulon se kush është në afërsi, brenda dy metrave larg. Të dhënat ruhen në të njëjtën pajisje përmes aplikacionit, i cili u zhvillua nga Agjensia e Teknologjisë së Qeverisë së Singaporit (GovTech) dhe Ministria e Shëndetësisë.
Këto të dhëna do jenë të ruajtura në pajisje dhe të koduara ku nuk do të jetë e mundur të ketë qasje në informacione të tjera, të tilla si vendodhja e përdoruesit. “Në rast nevoje, do jenë përdoruesit ata që do të duhet t’i transmetojnë të dhënat e regjistruara nga telefonat inteligjentë tek autoritetet shëndetësore, të cilët nuk mund të kenë akses në to në mënyrë të pavarur” deklarojnë institucionet e Singaporit.
Edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë mbështet përdorimin e teknologjisë për të adresuar problematikat që lidhen me përhapjen e Covid-19. Aplikacione të tilla kanë qënë të rekomanduara nga OBSH që në 2017 me shpërthimin e virusit Ebola.
Eunews.al

