×
Sunday, September 8, 2024

Koronavirusi prek tregjet. Shkëmbimet e aksioneve europiane në krizë, Madridi dhe Parisi më të prekurit

March 16, 2020


Emergjenca koronavirus ka ndikuar negativisht në bursat kryesore evropiane, tanimë që problemi nuk është vetëm në Itali.

Pavarësiht se goditjen më të rëndë nga Koronavirusi e ka pasur Italia, duket se bursa e Milanos nuk është bursa e cila është goditur më rëndë. Sot në mëngjes bursat e Madridit dhe Parisit kanë shënuar një rënie prej -12% dhe -10.9% respektivisht. Ndërsa Milano ka pësuar një rënie drastike prej -10.6%. Bursat e tjera gjithashtu kanë shënuar rënie të thellë, Frankfurt me 9.4% ndërsa Japoinia edhe pse larg vatrës së emergjencës ka shënua një humbje prej -2.4%.

Ndërkohë emergjenca koronavirus dhe masat drastike për ndalimin e përhapjes së virusit kanë sjellë humbje të mëdha edhe për kompanitë e fluturimeve të lidhur me titujt e bursave si British Airways dhe Iberia (-23.5%), Ryanair (-19%),  EasyJet (-16% ), Air France (-16.2%) deri në Lufthansa (-9.7%).

Wall Street gjithashtu pezullohet për shkak të humbjeve të tepërta ndërsa tregtitë rihapen pas një ndalese 15 minutëshe për shkak të rënieve të njëpasnjëshme menjëherë pas hapjes.

Të njëjtën ‘fat’ patën edhe bursat në Azi dhe Paqësor, me humbjen më të madhe të regjistruar në Sidnej (-9,7%), pavarësit ndërhyrjeve për të frenuar uljen. Edhe pas masave nga Banka Qëndrore Japoneze Tokyo gjithashtu pësoi një rënie prej -2.46%,  Shanghai (-3.4%), Tajvan (-4.06%) dhe Seul (-3.19%). Hong Kongu (-4.01%) dhe Mumbai (-5.78%). Banka Qendrore e Kinës vendosi të Premten të injektojë likuiditet prej 550 miliardë juanë (78.8 miliardë dollarë) me shkurtimin prej 0,5-1% të rezervës së detyrueshme; ndërsa sot ajo ka ndërhyrë në 100 miliardë juanë (14.28 miliardë dollarë) me linjën e kredisë afatmesme në një vit dhe me normën 3.15%.

Pavarësisht ndërhyrjeve për të minimizuar humbjet në bursa, situata duket alarmante dhe do të kalojë kohë derisa të shikojmë tregje të stabilizuara.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating


Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments