Koronavirusi, ndeshjet në Gjermani pa publik deri në fund të 2020

10 Apr 2020 17:52
Shpërndaje:

Ndeshjet e Bundesligës, me shumë gjasa, do të luhen pa publik, jo vetëm deri në fund të këtij sezoni, por edhe deri në fund të vitit 2020, deklaroi për intervistë për “New York Times” drejtori ekzekutiv i Ligës, Kristian Zaifert.

Zaifert shtoi se të gjitha skuadrat gjermane janë duke u stërvitur tashmë dhe edhe një herë e kanë konfirmuar planin për rifillimin e sezonit në fillim të majit dhe përfundimit para 30 qershorit.

Ndeshjet do të luhen në të gjitha 36 stadiumet e skuadrave nga Bundesliga e Parë dhe e Dytë, dhe në këto kushte nuk do të ketë transferime verore në Europë.

Reklamë Ola

“Në afat të shkurtër, unë do të thosha që tregu i transferimeve nuk do të ekzistojë këtë verë, ai do të dështojë. Disa liga do ta kuptojnë që paratë nuk janë diçka që bien automatikisht nga qielli çdo muaj”, tha Zaifert.

Eunews.al

Reklamë InterMedika
0 0 votes
Article Rating
0
Would love your thoughts, please comment.x