Ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, bëri të ditur se sot do të shpallen bashkitë fituese të programit për përmirësimin e kushteve të banesave të familjeve në nevojë.
Sipas ministres, në program kanë aplikuar 33 bashki, ndërsa 26 prej tyre do të përfitojnë financim.
Qeveria do të vendosë në dispozicion 700 milionë lekë për përmirësimin e kushteve të banimit të 663 familjeve në të gjithë vendin. Përfituesit u përkasin kategorive në nevojë, të përcaktuara sipas programit të strehimit të zbatuar deri më tani.
Ibrahimaj theksoi se ndryshimet sociale dhe ekonomike të viteve të fundit kërkojnë hartimin e një politike të re për strehimin.
“Nga viti 2018, situata ka ndryshuar dhe realiteti është tjetër. Kjo na bën të mendojmë për një politikë të re për strehimin”, deklaroi ministrja.


