×
Sunday, September 8, 2024

Ekskluzive/ Nesër vuloset fati i trajnerit Reja për drejtimin e Kombëtares Shqiptare

December 9, 2019


Prej disa ditësh në mediat italiane po qarkullon një lajm mbi mundësinë e transferimit të trajnerit të kombëtare shqiptare Eduardo Reja tek Ekipi i Napolit në Itali.

I besuari i Armando Dukës për stolin e Kombëtares Shqiptare, Reja ndodhet një hap pranë stolit të ekipit të Napolit

Gjatë ditës së sotme gazeta prestigjoze sportive italiane “Gazzetta dello sport” shkruan se Edi Reja është favoriti kryesor për të marrë drejtimin e  klubit sportiv të Napolit për shkak të lidhjeve të tij të ngushta miqësore me Presidentin e Klubit, De Laurentiis.

Sipas burimeve të gazetës italiane, tekniku italian i kombëtares shqiptare të futbollit Edi Reja do të jetë nesër në Napoli për festën që do organizohet për nder të Marek Hamsik.

Por burime konfidenciale për Eunews.al bëjnë të ditur se vizita e teknikut Reja në Napoli lidhet edhe me një mundësinë për të diskutuar për të ardhmen e tij në klubin e Serisë A në Itali.

Megjithatë arsyet për mos marrjen e një vendimi në mënyrë të shpejtë nga Presidenti i Klubit të Napolit lidhet mbi të gjitha me faktorin ekonomik, duke qenë se trajneri aktual Carlo Ancelotti paguhet 4 mln euro në vit dhe largimi i mundshëm i tij do të rëndonte shumë në buxhetin e klubit.

Në gazetën napolionlinë.com, trajneri Edi Reja deklaron se do të jetë në stadium vetëm për të përshëndetur Hamsik, mirëpo kjo deklaratë të bën të dyshosh, duke qenë se pikërisht nesër luhet një ndeshje e rëndësishme për fatin e ekipit të Napoliti për kualifikueset e Champions Leagues. Një skenar moskualifikimi i ekipit të Napolit, do të rezultonte fatale për trajnerin aktual Carlo Anchelotti dhe stafin e tij.

Stafi i Eunews.al ka kontaktuar me stafin e teknikut italian Edi Rejas për të mësuar në lidhje me mundësinë e transferimit të këtij të fundit në klubin e Napolit dhe përgjigjia në lidhje me këtë ka qenë: “No coment”. Një përgjigje e tillë lë hapësirë për të menduar që tekniku italian Reja është akoma në tratativa jo vetëm me Kombëtaren Shqiptare të futbollit, por edhe me klubin italian të Napolit.

Burime për eunews.al konfirmojnë që ditën e sotme ka mbërritur në Tiranë stafi i trajnerit Edi Reja, ku pritet të diskutohet mbi kushtet e vazhdimësisë së kontratës midis palëve për katër vitet e ardhshme, të cilat përfshijnë dy vite përgatitore për kualifikueset e kampionatit botërorit dhe dy vite përgatitore për kualifikueset e kampionatit europian.

Në këto kushte, dita e nesërme duket vendimtare për fatin e teknikut Edi Reja nëse do konfirmohet edhe për katër vite në Shqipëri në stolin e Kombëtares Shqiptare apo do të mbyllë karrierën e tij si trajner në kampionatin Italian të Futbollit .

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating


Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments