Bregu: Ju përcollëm modelin e rrezikshëm se dhuna është zgjidhje

26 Oct 2026 • 14:44
Shpërndaje:

Ish-ministrja dhe ish-deputetja e Partisë Demokratike, Majlinda Bregu, ka reaguar pas dhunës gjatë protestës në Tiranë, duke kritikuar trashëgiminë politike që, sipas saj, u është lënë brezave të rinj.

Në një postim në Facebook, Bregu shprehet se përsëritja e të njëjtave përplasje pas shumë vitesh krijon një ndjesi pafuqie. Ajo akuzon sistemin politik se ushqehet nga konflikti për të riprodhuar vetveten dhe kërkon ndjesë për modelin që e paraqet dhunën e ndërsjellë si zgjidhje.

Postimi i plotë:

Reklamë Ola

“Kush e njeh politikën nga brenda, sot duhet të ndihet edhe më keq.

Është një ndjesi e tmerrshme pafuqie të shohësh, pas kaq shumë vitesh, të njëjtat pamje, të njëjtat përplasje, të njëjtat pasoja, dhe t’u lësh brezave të rinj një vend të mbetur pezull mes dëshpërimit se vetëm dhuna i jep drejtim dhe një sistemi politik që ushqehet nga konflikti për të riprodhuar vetveten.

Reklamë InterMedika

Ndjesë për traumën që ju lamë trashëgim, për një sistem politik të kalbur dhe për modelin e rrezikshëm që ju përcollëm, se dhuna e ndërsjellë është zgjidhje.”