Endrit Thaçi falënderon protestuesit: Për ne drejtësia është pafajësi dhe liri

02 Oct 2026 • 09:13
Shpërndaje:

Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, ka falënderuar qytetarët që iu bashkuan protestës kundër aktgjykimit të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Përmes një postimi në “InstaStory”, Thaçi tha se pjesëmarrja e qytetarëve dëshmon, sipas tij, se “e vërteta e një populli nuk mund të burgoset”.

Ai përsëriti mbështetjen për ish-krerët e UÇK-së dhe kërkesën për pafajësinë dhe lirimin e tyre.

Reklamë Ola

“Për ne, drejtësia ka vetëm dy fjalë: Pafajësi dhe liri dhe nuk do të ndalemi derisa ta arrijmë atë! UÇK”, shkroi Endrit Thaçi.

Reagimi vjen pas protestave të zhvilluara në Kosovë kundër aktgjykimit të Dhomave të Specializuara ndaj ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Reklamë InterMedika

Endrit Thaçi ka marrë pjesë dhe ka reaguar disa herë gjatë protestave të javëve të fundit, duke shprehur publikisht mbështetjen për të atin dhe ish-krerët e tjerë të UÇK-së.