×
Tuesday, October 3, 2023

Zyrtare, Komisioni Venecias shtyn shqyrtimin e draft-opinionit final për emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Konfirmohet lajmi i eunews

March 20, 2020



Komisioni i Venecias ka njoftuar zyrtarisht në faqen e saj zyrtare vendimin për të shtyrë për në sesionin e qershorit të vitit 2020 miratimin e Opinionit final mbi lidhur me “Emërimin e Anëtarëve të Gjykatës Kurshtetuese” në Shqipëri.

Eunews.al, duke ju referuar burimeve të sigurta lajmëroi më herët vendimin e Komisionit të Venecias për shtyrjen e shqyrtimit të opinionit final në një shkrim,  për në sesionin e ardhshëm të muajit qershor.

Në faqen zyrtare të Komisionit të Venecias theksohet se për shkak të ‘përhapjes së virusit Covid-19’ u vendos të mos mbahej sesioni i parashikuar i 20-21 marsit 2020 në Venecia, por opinionet të miratoheshin me procedure të shkruar, specifikisht Opinioni mbi Armeninë, Kyrgystanin dhe Republikën e Moldavisë.

Fakti i miratimit të tre opinioneve të mësipërme dhe shtyrja për në qershor të vitit  2020 i miratimit të Opinionit për “Emërimin e Anëtarëve të Gjykatës Kurshtetuese” për Shqipërinë është një tjetër argument i fortë, i cili vërteton informacionin e siguruar nga burimi në Strasburg si absolutisht të vërtetë.

Kujtojme që burimi në fjalë i tha Eunews se shtyrja e shqyrtimit dhe e miratimit në këtë fundjavë nuk lidhej me situtën e krijuar nga pandemia e shkaktuar nga Covid-19 por  62 anëtarët e Komisionit ishin informuar dje nga Sekretariati se “projekt-Opinioni në të vërtetë përmban shumë çështje të diskutueshme dhe të vështira. Do të ishte problematik të adoptohet një tekst i tillë tani në një procedurë të shkruar”.

Deri atëherë çështja shumë e debatuar mes Presidentit dhe Kuvendit të Shqipërisë do duhet të presë opinionin e ekspertëve të Komisionit të Venecias për të marrë një përgjigje të argumentuar nëse e gjithë proçedura e emrave ka qenë në përputhje me principet kushtetuese.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating


Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments