Zjarret në Himarë dhe Fier, Rama: Situata nën kontroll, nuk ka rrezik për banorët

05 Sep 2026 13:19
Shpërndaje:

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për situatën e zjarreve në Himarë dhe Fier, pas një nate të vështirë të shoqëruar me vatra të fuqishme dhe dëme në zonat e prekura.

Përmes një postimi në Facebook, Rama bëri të ditur se aktualisht situata është nën kontroll dhe nuk paraqitet rrezik për banorët apo zonat e banuara.

“Himara dhe Fieri kaluan një natë shumë të vështirë mbrëmë”, shkroi Kryeministri, duke iu referuar situatës së krijuar nga zjarret.

Reklamë Ola

Sipas Ramës, strukturat përgjegjëse vijojnë të jenë të angazhuara në terren, si për monitorimin e vatrave, ashtu edhe për evidentimin e dëmeve të shkaktuara.

“Aktualisht situata është nën kontroll dhe nuk ka rrezik për banorët apo zonat e banuara. Strukturat përgjegjëse vijojnë punën në terren për monitorimin e situatës dhe evidentimin e dëmeve”, bëri të ditur Rama.

Reklamë InterMedika

Kryeministri njoftoi gjithashtu se bashkitë përkatëse do të vijojnë procesin e identifikimit dhe vlerësimit të dëmeve, ndërsa vëmendje do t’u kushtohet edhe rasteve që kanë nevojë për ndërhyrje dhe ndihmë urgjente.

Forcat operacionale mbeten të angazhuara në zonat e prekura, ndërsa situata po monitorohet në mënyrë të vazhdueshme për të parandaluar rrezikun e riaktivizimit apo përhapjes së vatrave të zjarrit.