Trump: Musk riktheu Starlink-un për Ukrainën, Zelensky thotë se ka ende kufizime

23 Oct 2026 • 10:29
Shpërndaje:

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se Elon Musk ka rikthyer aksesin e Ukrainës në rrjetin satelitor Starlink, pas kufizimeve që penguan komunikimet e forcave ukrainase, raportoi BBC.

Deklarata erdhi pasi presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se lidhja me shërbimin ushtarak Starshield, të ofruar përmes infrastrukturës së Starlink-ut, nuk ishte rikthyer ende plotësisht.

I pyetur për raportimet se kishte telefonuar Musk për t’i kërkuar heqjen e kufizimeve, Trump nuk konfirmoi nëse kishte ndërhyrë personalisht.

Reklamë Ola

“Në fund të fundit, ai e riktheu”, u përgjigj presidenti amerikan.

Musk kishte mohuar më herët se ishte përgjegjës për ngadalësimin e shërbimit. Kufizimet ndikojnë në komunikimet ushtarake dhe në aftësinë e Ukrainës për të përdorur dronë, si në operacionet kundër Rusisë, ashtu edhe në mbrojtjen ndaj sulmeve ruse.

Reklamë InterMedika

Administrata amerikane ka mohuar gjithashtu se i kishte kërkuar kompanisë së Musk të kufizonte aksesin e Ukrainës.

Problemet me shërbimin u shfaqën në një periudhë kur Trump po ushtronte presion ndaj Zelenskyt për të ndaluar goditjet ndaj rafinerive ruse të naftës. Sipas presidentit amerikan, këto sulme kanë kontribuar në rritjen e çmimeve.