Lara Colturi e ka nisur sezonin 2026–2027 të Kupës së Botës në Ski Alpine me vendin e dytë në sllallomin gjigant në Sölden të Austrisë.
Skiatorja që përfaqëson Shqipërinë përfundoi vetëm një të qindtën e sekondës pas fitueses amerikane Paula Moltzan. Podiumin e plotësoi gjermania Emma Aicher, e renditur e treta.
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, e përgëzoi sportisten për rezultatin në garën hapëse të sezonit.
“Lara Colturi e nis sezonin me Shqipërinë në podium!”, shkroi ai në rrjetet sociale, duke e cilësuar arritjen si një tjetër motiv krenarie për sportin shqiptar.
Gonxhja vlerësoi gjithashtu punën e Federatës Shqiptare të Skive dhe i uroi Colturit suksese në garat e ardhshme.


