Incidente në votime, ambasadori i BE-së në Serbi apelon për qetësi

25 Oct 2026 • 20:09
Shpërndaje:

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Serbi, Andreas von Beckerath, ka shprehur shqetësim për incidentet e dhunshme të raportuara në disa qendra votimi gjatë zgjedhjeve parlamentare.

Në një reagim në rrjetin social X, diplomati theksoi se qytetarët duhet të kenë mundësi ta ushtrojnë të drejtën e votës në një mjedis të qetë dhe të sigurt.

“Jemi thellësisht të shqetësuar për incidentet e dhunshme të raportuara në një numër qendrash votimi”, shkroi von Beckerath.

Reklamë Ola

Ai u bëri thirrje të gjithë aktorëve të ruajnë qetësinë, të veprojnë me përgjegjësi dhe të shmangin dhunën e provokimet.

Ambasadori u kërkoi gjithashtu institucioneve kompetente të garantojnë sigurinë e të gjithë personave të përfshirë në procesin zgjedhor.

Reklamë InterMedika