Balla: O Sali si mund të paguash për të dhunuar pllakatat e dëshmorëve të 21 Janarit!?

25 Oct 2026 • 21:55
Shpërndaje:

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar ashpër pas dhunimit të pllakave përkujtimore të dëshmorëve të 21 Janarit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla i drejtohet Sali Berishës, duke e akuzuar për mungesë të kodit njerëzor dhe duke theksuar se dhunimi i varreve dhe i memorialeve të dëshmorëve bie ndesh me traditën dhe zakonet e shqiptarëve.

“O Saaali po nuk paske pas asnjë kod njerëzor? Shqiptari nuk ka zakon të dhunojë varret. Po si mund të paguash para dhe të japësh porosi për dhunuar pllakatat përkujtimore të dëshmorëve të 21 Janarit!?”, shkruan Balla në reagimin e tij.

Reklamë Ola