Thirrje për protestë më 1 nëntor në Prishtinë, kërkohet dorëheqja e Kurtit

19 Oct 2026 • 16:23
Shpërndaje:

Një protestë me kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Albin Kurti është paralajmëruar për më 1 nëntor në Prishtinë.

Përmes një thirrjeje publike, organizatori Durim Aliu u ka kërkuar qytetarëve të Kosovës t’i bashkohen tubimit për të shprehur pakënaqësinë dhe për të kërkuar përgjegjësi politike. Ai ka deklaruar se për organizimin e protestës do të njoftohet edhe Policia e Kosovës.

“Është koha që zëri i qytetarëve të dëgjohet dhe kërkesat tona të shprehen hapur, me dinjitet dhe vendosmëri”, thuhet në njoftim.

Reklamë Ola

Organizatori i fton pjesëmarrësit të shkojnë me familjarët dhe miqtë, duke marrë pankarta dhe mesazhe për të shprehur qëndrimet e tyre në mënyrë paqësore.

Në thirrjen e publikuar nuk përcaktohen ora dhe vendi i saktë i grumbullimit në kryeqytet.

Reklamë InterMedika