×
Friday, March 29, 2024

Shqipëria fiton 3-1 ndeshjen ndaj Kazakistanit

November 15, 2020


Ka përfunduar me rezultatin 3-1 ndeshja e vlefshme për Ligën e Kombeve mes Kombëtares së Shqipërisë në Futboll dhe asaj të Kazakistanit, e cila u luajt në stadiumin “Air Albania”.

Pjesa e parë nisi me ritëm të lartë, ku Shqipëria kaloi në avantazh me golin e shënuar nga Sokol Cikalleshi në minutën e 16-të, ndërsa goli i dytë për skuadrën kuq e zi u shënua nga Ardian Ismajli në minutën e 23-të. Ndërkaq, ekipi i Kazakistanit ngushtoi rezultatin në minutën e 25-të, ku shënoi një gol ndaj Shqipërisë me anë të Abiken.

Në pjesën e dytë Shqipëria shënoi golin e trëtë, ku Manaj në minutën e 63-të vulosi fitoren e Shqipërisë me anë të një penalltie.



Për sigurimin dhe mbarëvajtjen e ndeshjes miqësore Shqipëri-Kosovë, që u zhvillua pa tifozë për shkak të masave anti-COVID-19, Policia e Shqipërisë kishte ndërmarrë një plan masash.

Kjo fitore e çon Shqipërinë në vendin e dytë me 8 pikë teksa Bjellorusia kryeson me 10 pikë, pasi fitoi ndaj Lituanisë.

Shqipëria do të ketë dhe një ndeshje zyrtare në kuadër të UEFA Ligës së Kombeve, më 18 nëntor me Bjellorusinë.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating


Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments