×
Thursday, May 22, 2025

Shqipëria buzëqesh/ Nesër nis vaksinimi anti COVID

January 10, 2021


Kryeministri Edi Rama dha sonte lajmin e mirë se nesër do të nisë vaksinimi antiCOVID, pasi vendi ynë arriti të sigurojë 500 mijë doza vaksina nga kompania Pfizer.

“Nesër nisim vaksinimin antiCovid19”, njoftoi Rama. Më herët ishte dhënë afat për nisjen e vaksinimit java e tretë e janarit, me mbërritjen e dozave të para të vaksinës. Por, duket dozat kanë mbërritur më shpejt, dhe vaksinimi nis nesër.

“Shqipëria buzëqesh” hapet kështu nesër në qendrën e parë të vaksinimit në stadiumin “Air Albania” ku tashmë janë gati 60 postacione.

“Shqipëria buzëqesh” është fushata shtetërore e humane e vaksinimit falas antiCOVID. Vaksina nuk do të jetë e detyrueshme, dhe pritet t’u injektohet së pari mjekëve dhe infermierëve.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments