Shqetësimi i Vuçiç, reagon Greqia: Nuk e njohim Kosovën, qëndrimi mbetet i pandryshueshëm

01 Jun 2021 15:07
Shpërndaje:

Greqia ka reaguar për herë të parë pas deklaratave të Vuçiç duke siguruar se nuk do e njohë pavarësinë e Kosovës.

Ministria e Jashtme e Greqisë për mediat e Kosovës ka deklaruar se nuk ka njohje dhe qëndrimi mbetet i pandryshueshëm.

Vuçiç ditë më parë ishte shqetësuar për bashkëpunimin mes Greqisë dhe Kosovës në nivel tregtar e ekonomik teksa iu lut qeverisë greke që mos merrte vendim të njihte Kosovën.

Reklamë Ola

Për më tepër ministri i jashtëm grek, Nikos Dendias do të vizitojë këtë muaj Kosovën.

Eunews.al

Reklamë InterMedika