×
Wednesday, September 2, 2020

Sezoni i ri i Bundesligës nis me tifozë në Lajpcig

September 2, 2020

Pas pranimit të konceptit për ruajtjen e higjenës nga drejtoria rajonale e shëndetit publik, RB Leipzig pret 8,500 tifozë në ndeshjen kundër FSV Mainz 05, e para e sezonit të ri të Bundesligës.

194 ditë pas ndeshjes së fundit në një stadium të mbushur plot, RB Leipzig planifikon kthimin e shumëpritur të tifozëve. Për ndeshjen e parë të sezonit të ri të Bundesligës që do të zhvillohet në Lajpcig më 20 shtator kundër FSV Mainz 05, drejtoria lokale e shëndetësisë lejoi të shkojnë në stadium 8,500 tifozë. Kjo shifër përbën rreth 20 përqind të kapacitetit të përgjithshëm të stadiumit.

RB Leipzig pas fitores ndaj Tottenham Hotspur, UEFA Champions League

“Ne jemi shumë të lumtur që mund të bëjmë një hap më shumë drejt normalitetit me këtë vendim. U shprehim falënderimet tona DFL-së, qeverisë së landit të Saksonisë, autoriteteve shëndetësore dhe qytetit të Lajpcigut për bashkërendimin e konceptit për ruajtjen e higjenës”, tha drejtori menaxhues i RB, Oliver Mintzlaff .

Leja përfundimtare varet nga indeksi i infektimeve

Për konceptin “pati diskutime të vazhdueshme mes RB Leipzig me Federatën Gjermane të Futbollit (DFL) dhe ai u vendos pas mjaft diskutimesh intensive”, tha ai. Faktori vendimtar për zbatimin e tij mbetet niveli rajonal i infeksioneve, i cili vlerësohet vazhdimisht në koordinim të ngushtë me Drejtorinë e Shëndetit të qytetit të Lajpcigut. Pra leja përfundimtare varet nga rastet e infektimeve brenda një jave. Për momentin niveli i infektimeve javore është nën nivelin e përcaktuar nga autoritetet shëndetësore gjermane.

Eunews.al

Komente

avatar
  Ndiqe  
Me lajmëro për