Presidenti amerikan, Donald Trump, ka kritikuar homologun e tij francez, Emmanuel Macron, duke pretenduar se politikat e tij të migracionit po dëmtojnë Francën dhe po lejojnë hyrjen e personave që nuk e duan vendin.
Në një intervistë për Fox News, Trump ka deklaruar se e ka paralajmëruar Macron për pasojat e politikave të tij, duke theksuar se migracioni masiv po krijon probleme në disa vende evropiane.
“Po shkatërron Francën, duke lejuar hyrjen e njerëzve që e urrejnë vendin tuaj”, ka deklaruar presidenti amerikan, duke iu referuar bisedës së tij me liderin francez.
Trump ka përmendur gjithashtu Italinë dhe Spanjën, duke pretenduar se migracioni masiv po nxit protesta dhe pakënaqësi në këto vende.
Deklaratat e presidentit amerikan vijnë në një kohë kur migracioni dhe politikat e kontrollit të kufijve mbeten ndër çështjet më të debatueshme në Evropë, duke nxitur diskutime mbi sigurinë, integrimin dhe menaxhimin e flukseve migratore.


