Vala e protestave të dhunshme në Europë lidhen me Antifa-n dhe grupet ekstremiste

25 Oct 2026 • 23:29
Shpërndaje:

Media amerikane Fox News i ka kushtuar një artikull protestave në disa vende të Evropës, sipas së cilës janë shoqëruar me përplasje, arrestime dhe shtim të masave të sigurisë. Në shkrim përmenden e protestat e dhunshme që kanë përfshirë prej disa ditësh Tiranën, në një kohë që theksohet se demonstratat e nisura në Francë lidhen me ANTIFA-n dhe grupe të tjera të ekstremizmit të majtë.

Në Francë, autoritetet angazhuan 70 mijë policë, ndërsa më shumë se 1 300 persona u arrestuan. Në Itali, qeveria dërgoi 500 ushtarë shtesë në Milano dhe miratoi masa më të ashpra kundër vandalizmit. Fox News raporton gjithashtu për afro 200 arrestime në Belgjikë dhe 128 në Barcelonë. Në Greqi, demonstratat kaluan kryesisht pa përplasje të mëdha.

Në Tiranë, artikulli nënvizon ftesën e kryeministrit Rama për dialog me protestuesit, një ftesë e refuzuar prej tyre.

Reklamë Ola

Udhëheqësit në vendet e përfshira kanë dënuar dhunën dhe dëmtimin e pronës, ndërsa kanë paralajmëruar pasoja për përgjegjësit. Qeveritë kanë ndërmarrë masa të ndryshme, nga shtimi i forcave të sigurisë deri te ndëshkimet më të ashpra për vandalizëm.

Artikulli i Fox News: https://www.foxnews.com/world/arrests-crackdowns-how-europes-leaders-responding-protests-rock-continent

Reklamë InterMedika