×
Monday, June 22, 2026

Rinia e Epirit të Veriut solidarizohet me protestën, Balla: Term i vdekur bashkë me ëndrrat e atyre që përpiqen ta mbajnë gjallë!

June 21, 2026


Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar lidhur me solidarizimin e organizatës “Rinia e Epirit të Veriut” (“Νεολαία Βορειοηπειρωτών”) me “patriotët” në protestë, duke theksuar se vendimmarrja për qeverinë shqiptare i takon vetëm qytetarëve të Shqipërisë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla shkruan se organizata në fjalë është solidarizuar me protestuesit dhe ka kërkuar rrëzimin e qeverisë shqiptare. Ai përsëriti qëndrimin e Partisë Socialiste lidhur me termin “Epiri i Veriut”, duke e cilësuar atë si një koncept të tejkaluar.

“Termi Epir i Veriut ka vdekur bashkë me çdo ëndërr të njerëzve që përpiqen ta mbajnë gjallë. Qeverinë e Shqipërisë e vendosin vetëm shqiptarët”, deklaroi Balla.

Reagimi i kreut të grupit parlamentar socialist vjen në një kohë kur debati politik është intensifikuar për shkak të protestave të opozitës dhe qëndrimeve të aktorëve të ndryshëm lidhur me zhvillimet politike në vend. Ai ritheksoi se sovraniteti dhe vendimmarrja politike në Shqipëri janë çështje që u përkasin ekskluzivisht qytetarëve shqiptarë.




Comments are closed.