×
Monday, June 22, 2026

Rama publikon deklaratën e organizatorit të protestës: “Avash avash, të gjithë do dalin”

June 21, 2026


Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në rrjetet sociale lidhur me protestat e zhvilluara së fundmi në Tiranë kundër projektit në Zvërnec.

Përmes një postimi në Facebook, Rama ka publikuar një foto të një prej nismëtarëve të protestës, Arben Kola, duke iu referuar një deklarate të tij për mediat, ku shprehet: “Ka grupe greke dhe serbe në protestë, do t’i nxjerrim me emra”.

Duke komentuar deklaratën, kreu i qeverisë la të kuptohet se sipas tij, pas protestave fshihen interesa apo aktorë të tjerë që do të zbulohen me kalimin e kohës.

“Ouuu….. Po ky vetë? Avash avash, të gjithë do dalin! Dhe flamingot do habiten me veten e tyre si ranë me kokë mes korbave e sorrave të shqiptarisë së rreme”, shkroi Rama.

Kjo është një tjetër deklaratë e kryeministrit në kuadër të debatit për protestat, ku ai ka përdorur vazhdimisht metaforën e “flamingove”, “korbave” dhe “sorrave” për të dalluar, sipas tij, qytetarët e shqetësuar për mjedisin nga ata që po e përdorin kauzën për qëllime politike.

Debati mbi zhvillimin e zonës së Zvërnecit dhe ndikimin e mundshëm në mjedis vijon të mbetet në qendër të përplasjes mes qeverisë dhe organizatorëve të protestave.




Comments are closed.