Rama rikthen ftesën për dialog me një tavolinë guri

26 Oct 2026 • 09:53
Shpërndaje:

Kryeministri Edi Rama ka përsëritur thirrjen për dialog me studentët, duke publikuar në Facebook pamjet e një tavoline prej guri të vendosur përpara godinës së Kryeministrisë.

Mbi tavolinë janë vendosur fletë me mbishkrimin “Dialog”, si një tjetër ftesë simbolike për t’u ulur në bisedime.

Ky veprim vjen pasi, gjatë protestave të ditëve të mëparshme, u dogjën karriget e vendosura përpara Kryeministrisë në kuadër të së njëjtës nismë.

Reklamë Ola