Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga ecuria e punimeve në aksin rrugor Elbasan–Qafë Thanë, duke theksuar se projekti po avancon me ritme të larta dhe do të përmirësojë ndjeshëm lidhjen e juglindjes me pjesën tjetër të vendit.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama u shpreh se investimi do ta bëjë udhëtimin drejt Korçës dhe gjithë rajonit të juglindjes më të shpejtë, më të sigurt dhe sipas standardeve moderne.
“MIRËMËNGJES 😊 dhe me punimet që vijojnë me ritme të larta në aksin Elbasan–Qafë Thanë, një investim që do ta bëjë lidhjen e Korçës dhe gjithë juglindjes me pjesën tjetër të vendit më të shpejtë, më të sigurt dhe më moderne, ju uroj një ditë të mbarë”, shkroi kryeministri.
Aksi Elbasan–Qafë Thanë është pjesë e Korridorit VIII, një nga projektet më të rëndësishme infrastrukturore në vend, që synon të modernizojë lidhjet rrugore të Shqipërisë me vendet e rajonit dhe të lehtësojë transportin e qytetarëve dhe mallrave.
Sipas autoriteteve, përfundimi i punimeve pritet të rrisë sigurinë rrugore, të ulë kohën e udhëtimit dhe të forcojë lidhjet ekonomike e tregtare mes juglindjes dhe pjesës tjetër të Shqipërisë.


