PDK thirrje Kurtit: Eja në Kuvend, konstituo institucionet

13 Aug 2026 09:37
Shpërndaje:

Deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës dolën në një konferencë për media para godinës së Qeverisë, duke i bërë thirrje kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, që të shkojë në Kuvend dhe të mundësojë konstituimin e institucioneve të reja.

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, deklaroi se kërkesa e tyre lidhet me respektimin e Kushtetutës, ligjit dhe parimeve demokratike.

“Kjo ndërtesë është Qeveria e Kosovës. Nuk ka privilegj dhe nder më të madh sesa t’i shërbesh shtetit tënd, por nuk ka krim më të madh sesa kur besimi qytetar keqpërdoret dhe zyrat e popullit uzurpohen”, deklaroi Çitaku.

Reklamë Ola

Ajo iu drejtua drejtpërdrejt Kurtit, duke i kërkuar të marrë pjesë në procesin për konstituimin e institucioneve.

“Eja në Kuvend, shumicën e ke, ndërtoje qeverinë dhe ecim tutje”, tha Çitaku.

Reklamë InterMedika

Nënkryetarja e PDK-së kritikoi gjithashtu vendimet e marra një mbrëmje më parë nga Qeveria në detyrë, duke ngritur pikëpyetje mbi mandatin dhe mungesën e mbikëqyrjes parlamentare.

“Me çfarë mandati marrin vendime? Jemi këtu për t’i thënë Albin Kurtit: eja në Kuvend, aty e ke vendin. T’i ndërtojmë institucionet dhe pastaj ecim tutje”, u shpreh ajo.

Deputetët e PDK-së vijuan qëndrimin para hyrjes së godinës së Qeverisë, ndërsa ngërçi për konstituimin e institucioneve të Kosovës vazhdon.