×
Sunday, March 23, 2025

“Pazar tepër i ulët”/ Balla: Lista e PD-së, përmbyllje fatale e 30 viteve tranzicioni

March 9, 2021


Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi sot, në një prononcim për medie se “lista e PD-së për zgjedhjet e 25 prillit është një përmbyllje fatale e 30 viteve tranzicioni të kësaj force politike”.

Duke komentuar listën e PD-së, Balla tha se “këtu kuptoni edhe objektivat”. “PD i ka vendosur drejtuesit në krye të listës. Shpresoj që mos të kenë objektiv të marrin vetëm 1 mandat. Ndërkohë që edhe Monika Kryemadhi shpresoj ta marri 1 mandat, por më duket tepër i vështirë”, tha ai.

Besoj, tha Balla, se “për çdo qytetar shqiptarë, teksa ka parë listën e PD-së në Tiranë, ka kuptuar se ajo është një përmbyllje fatale e 30 viteve tranzicion të PD-së, të shohë në listë pazarin tepër të ulët”.

“Unë nuk e di se çfarë kërkojnë bashkë njëri sipër, tjetri poshtë, Shpëtim Idrizi me Vangjel Dulen në Partinë Demokratike. Nuk gjej dot një arsye. Nuk di se çfarë kërkon Fatmir Mediu apo Dash Shehu në listën e PD-së. Kë do të votojnë demokratët?”, tha ai.

Duke folur për listën e PS-së në Qarkun e Elbasanit, Balla tha se “unë kam qenë në dilemën për të qenë i 8-i ose i 9-i por sigurisht ka qenë pastaj një vendim i kryesisë së PS-së për të vendosur të gjithë drejtuesit në objektivin minimal”.

Balla tha se “Shqipëria, e ardhmja jonë” është një moto që e ka çdo shqiptar. “PS është e vetmja forcë politike në këtë vend që jo vetëm përfaqëson fuqinë e ndryshimit, por ka ditur të rigjenerojë brenda vetes dhe të jetë e vetmja parti politike tek e cila njerëzit mund të investojnë besueshëm votën e tyre”, tha ai.

Ndërkohë Balla tha se “Najada Çomo, Luljeta Bozo dhe personalitete të tjera janë pjesë e betejave”. “Janë disa beteja që ne kemi marrë përsipër t’i çojmë deri në fund si betejën për të fituar luftën me COVID-19 në një kohë sa më të shkurtër. Najada Çomo është modeli që është angazhuar për të shpëtuar sa më shumë jetë njerëzore”, tha ai.

Po ashtu, Balla tha se “Luljeta Bozo është modeli i njeriut që jepte shpresë me mesazhet e saj”. “Besoj se nuk ka rëndësi mosha. Të dyja këto zonja janë një vlerë e shtuar në PS. Besoni se krahasohen Najada Çomo me Nard Ndokën dhe me Sali Berishën, apo Luljeta Bozo me emra si Mediu etj? Jam shumë krenar për listën që kemi ndërtuar në Elbasan”, tha Balla.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments