×
Friday, October 11, 2024

OKB paralajmëron për përkeqësim të krizës së urisë

June 8, 2022


Efektet e luftës në Ukrainë, pandemia e koronavirusit dhe ndryshimet klimatike kanë ndikuar në përkeqësimin e pikëpamjeve të Kombeve të Bashkuara për krizën globale ushqimore.

“Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë (FAO) është e shqetësuar për ndikimin e krizave të mbivendosura që kërcënojnë aftësinë e njerëzve për të prodhuar dhe aksesuar ushqimin”, deklaroi sot në Romë drejtori i përgjithshëm i FAO-s, Qu Dongyu.

Ai tha se janë prekur 20 të ashtuquajturat pika të urisë, ku situata mund të përkeqësohet midis qershorit dhe shtatorit.

“Miliona familje që deri më tani kanë rezistruar do të preken nga kriza e urisë”, tha drejtori i Programit Botëror të Ushqimit, David Beasley.

“Situata është veçanërisht e rëndë në Etiopi, Nigeri, Sudanin e Jugut dhe Jemen, me rrezikshmerine më të lartë për t’u prekur nga kriza e urisë”, sipas raportit.

Lufta në vendin e Evropës Lindore ka çuar në një rritje të mëtejshme të çmimeve të ushqimeve dhe energjisë, duke prekur ekonomitë e të gjitha rajoneve.

Pandemia e koronavirusit ndikoi gjithashtu drejt recesionit ekonomik.

Fenomenet klimatike si “La Nina” mund të intensifikohen më tej në vitin 2022, duke shkaktuar që shumë banorë të përballen me urinë akute.




Comments are closed.