Izraeli voton nesër, Netanyahu përballë provës së pushtetit

26 Oct 2026 • 20:53
Shpërndaje:

Izraeli zhvillon nesër, më 27 tetor, zgjedhjet parlamentare, në një garë që mund të përcaktojë të ardhmen politike të kryeministrit Benjamin Netanyahu. Sondazhet paralajmërojnë një rezultat të ngushtë, pa shumicë të qartë për asnjërin prej blloqeve kryesore.

Votimi vjen pas vitesh konfliktesh dhe përplasjesh të brendshme, ndërsa pasojat e sulmeve të 7 tetorit 2023 dhe të luftës në Gazë mbeten në qendër të debatit politik.

Netanyahu, drejtues i partisë Likud, synon të ruajë pushtetin me mbështetjen e aleatëve të djathtë dhe partive fetare. Përballë tij është Gadi Eisenkot, ish-shef i shtabit të ushtrisë izraelite dhe drejtues i partisë së qendrës Yashar!, i cili synon të bashkojë opozitën për formimin e një qeverie të re.

Reklamë Ola

Përveç sigurisë dhe politikës së jashtme, fushata është përqendruar te përgjegjësia për dështimet që mundësuan sulmet e Hamasit, shërbimi ushtarak, reformat në drejtësi dhe pasojat ekonomike të konflikteve të zgjatura.

Sipas sondazheve të publikuara para votimit, as koalicioni i Netanyahut dhe as opozita nuk pritet të arrijnë të vetëm pragun prej 61 mandatesh, të nevojshëm për shumicën në Knesset, parlamentin me 120 vende.

Reklamë InterMedika

Në këto kushte, partitë e vogla mund të rezultojnë vendimtare për krijimin e qeverisë. Mes tyre janë edhe partitë arabe, ndonëse blloqet kryesore kanë shprehur rezerva për bashkëpunimin me to.